Rreshqitje masive dheu ne F. Arrez, rrezikohen 12 banesa, deme ne tokat bujqesore…

0
1000

Një masiv i madh dheu ka rrëshqitur në orët e para të mëngjesit të se henes në fshatin Dardhë të njësisë administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, duke krijuar një situatë frike dhe paniku për banorët. Masivi i dheut, i favorizuar dhe nga pjerrësia e terrenit, ka rrezikuar jetën e disa familjeve në lagjen “Palaj”, si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore.

Gjendjen nga afer e pa kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci, me një pjesë të stafit, të cilët, pas verifikimeve dhe monitorimit të situatës, apeluan për ndihmë pranë autoriteteve qeveritare, si dhe kanë vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile, të këshillit të qarkut dhe të prefekturës, nga të cilat kërkohet mbështetje financiare dhe logjistike për familjet e dëmtuara.

Masivi i dheut, ka krijuar dëme të mëdha për disa familje rezidente, në banesa dhe në tokat bujqësore të fshatit, apo dhe në pemëtoret e fermerëve. Sipas te dhenave të para 12 banesa janë të rrezikuara dhe pritet ndërhyrja e menjëhershme për evakuimin e familjeve.Sipas specialistëve, shkak për rrëshqitjen e tokës janë bërë reshjet e dendura të shiut, si dhe formacionet jo të qëndrueshme të tokës në këtë zonë, e cila herë pas here përballet me rrezikun e erozionit. Edhe një ditë më parë në ketë njësi vendore pati rrëshqitje që krijuan panik në zonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here