Shpallen 247 kuotat e lira për specializantët e Mjekësisë

0
836

 

Të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret, tashmë mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e një prej programeve të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë. Sipas vendimit të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, firmosur nga kryetari Arben Gjata, janë në dispozicion plot 247 kuota për aplikantët brenda territorit të vendit. “Gazeta Shqiptare” publikon sot numrin e kuotave të lira në 32 programet e studimit në degë si anestezi-reaminacion, gastrohepatologji, kirurgji e përgjithshme, kardiologji, mjek familjeje, nefrologji, neurologji, okulistikë, pediatri, psikiatri, reumatologji, kirurgji plastike etj. Ndërkohë janë të lira 12 vende për ata që dëshirojnë të transferojnë studimet në Universitetin e Mjekësisë për programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë të studimeve me kohë të plotë për vitin akademik 2017-2018-të.

“Kandidatët aplikojnë për një program specializues afatgjatë në fushën e mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë në vitin akademik 2017-2018, në zbatim të Vendimit nr. 19, datë 5.3.2018 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, nga data 12 mars-2l mars 2018. Procedurat e aplikimit, përzgjedhjes dhe konkurrimit bëhen konform rregullores së specializimeve afatgjata”,-theksohet në udhëzimin e rektoratit të Universitetit të Mjekësisë. Do të jetë Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Mjekësisë Dentare, në UM, që do të organizojnë procesin e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve në specializimet afatgjata në fushën e mjekësisë. Ky proces do të monitorohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here