Superliga e futbollit të moshave, Vllaznia dhe AAS U-19 mundin Shkëndinë dhe Tiranen

0
1022

Java e 16-të e Kampionatit Kombëtar të Superliges në futbollin e moshave ka regjistruar dy fitore të rëndësishme për ekipet shkodrane. 19 vjeçarët e Akademisë Vllaznia dhe të ekipit tjetër shkodran AAS munden respektivisht, Shkëndinë dhe Tiranen. Vllaznia U-19 e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani luajti në transfertë përballë një rivali direkt në kreun e tabeles së klasifikimit duke dominuar në të gjitha drejtimet. 0 me 2 në favor të Vllaznisë U-19 ka përfunduar kjo ndeshje ku për kuqeblutë shënuan Alfons Kulla dhe Ildi Gruda, përkatësisht në minutat 45 dhe 75. N

jë fitore po aq të rëndësishme ka regjistruar edhe Akademia AAS, e cila e drejtuar nga trajneri Malvin Mecarovi mundi një tjetër rivale nga kryeqyteti, Tiranen e cila rivalin me AAS-në për vendin e katërt. Në ndeshjen e luajtur në kompleksin sportive “Hasaj”, 19 vjeçarët e Albania Ajax School të drejtuar nga Malvin Mecarovi shënuan plot tre here. Tre golat për AAS-në u shënuan nga Arber Daija, Mehdi Çoba dhe Eslit Sala, përkatësit në minutat 43, 68 dhe 88-të.

Me këtë fitore, Albania Ajax School-AAS ngjitet dy shkallë më shumë në tabelen e klasifikimit duke u renditur në vendin e katërt pas Partizanit, Vllaznisë dhe Shkëndisë së Tiranës. Ndërkohë, ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me Vllazninë U-19, e cila pas fitores me Shkëndinë është në vendin e dytë me vetem një pikë më pak se sa Partizani, I cili javen e ardhshme do të jetë mysafir në Shkodër për t’u ndeshur me Akademinë AAS.

Një ndeshje kjo që do të zhvillohet në kompleksin sportiv “Hasaj” dhe që ia vlen për t’u parë, pasi përballë shkodranëve të AAS do të jete Partizanin kryesues dhe në rast fitoreje të AAS, përfiton Vllaznia, që gjithnjë nëse do të fitojë ndeshjen e ardhës kap kreun e tabeles së klasifikimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here