Forcat ushtarake te njesise se kembesorise Vau Dejes qendrojne ne gatishmëri me automjetin e tyre per nevojat qe kane banoret e Obotit.  Akoma autoveturat nuk mud te hyjne ne kete fshat, prandaj forcat e ushtrise  me automjetin e tyre bejne transportin e banoreve dhe te femijeve qe shkojne ne shkolle. Megjithese ka rene niveli i ujit, krahasuar me disa dite me pare, serish ne disa segmente te rruges se Obotit lartësia e ujit eshte rreth 50 cenimetra. Ndersa per banoret e Oblikes eshte organizuar furnizimi me uje te pijshem, per shkak te defektit qe kane shkaktuar ne ujesjelles permbytjet. Jane dy autobote te ndërmarrjes se ujesjellesit Shkoder  qe, sipas nje grafiku, e mbulojne zonen, thote drejtuesi i mjetit, Sabri Harusha:

Banoret e kane mirëpritur kete zgjidhje ne situaten e krijuar, por nderkohe nuk mungojne edhe ata qe kerkojne te mbushin me uje edhe depozitata:

Pavaresisht permiresimit te pritshem te situates, sigurimi i ujit te pijshem me autobote per banoret e Oblikes do te vazhdoje edhe per disa dite, deri sa te riparohet ujesjellesi dhe ti behen analizat ujit.

LEAVE A REPLY