Një varg i gjatë vjedhjesh, të kryera në mes të nëntorit 2016 dhe dhjetorit 2017, në apartamente të vendosura kryesisht në rrethin e Cristo në rrethinat e kryeqytetit italian.

Por prapa Eri Ndocit tashmë kishte një arrestim në flagrancë për të njëjtin lloj krimi, kryer në Bergamo dhe një procedim gjyqësor në Brescia dhe Savona.

Ai u arrestua dje nga agjentët e policisë në Alessandria, pas një hetimi të gjatë.

Në pranga përfundoi gjithashtu edhe e dashura e tij Djana Goxha dhe miku i saj, Faik Imeri, të gjithë me kombësi shqiptare dhe me vendbanim në Aleksandri.

Policia arriti të zbulonte gjurmët e Ndocit në një apartament duke marrë shenjat e gishtërinjve. Njeriu 31 vjeçar ishte më herët nën arrest shtëpiak në Alessandria për një sërë vjedhjesh të ndodhura në Brescia.

Teknika e përdorur ishte tipike e një hajduti profesionist “akrobat”, i aftë të ngjitej në çdo apartament dhe të depërtonte nëpër dritare, duke kërkuar më pas në banesa për sende me vlerë dhe të holla.

Duke ditur “eksperiencën” e tij të gjatë me grabitje, agjentët e kishin vënë nën shënjestër duke monitoruar të gjitha lëvizjet e tije. Nëpërmjet përgjimit, ata ishin në gjendje për të zbuluar se ku ndodhej Ndoci dhe cili ishte plani i tij i grabitjeve, duke patrulluar në zonë ku mendohej se ai do të shkonte.

Çdo herë që ai kishte një plan, një patrullë policore shfaqej në atë vend. Duke pritur për konfirmimin e vjedhjeve të radhës dhe shenjat e gishtave, hetuesit zbuluan të paktën katër vjedhje të tij, dhe dy të tjera të mbetura në tentativë.

Ai kishte arritur të grabiste objekte me vlerë rreth 30 mijë euro, të cilat do të rishiteshin në treg.

Përveç aktivitetit të vjedhjes dhe duke e ditur se policia po e përgjonte, Ndoci është përfshirë në larmishmëri “biznesi”, përfshirë edhe shitjen e drogës.

Në shtator 2017, në një mbrëmje ai u kthye nga një zonë e Milanos. Me të ishte edhe e dashura, ndërsa kishin edhe dy doza kokaine të destinuara për shqiptarin tjetër të arrestuar Faik Imeri.

Të tre ndodhen në qelitë e baraburgimit. Ndoci nën akuzën e vjedhjes dhe trafikimit, ndërsa dy të tjerët nën akuzën e trafikut të drogës.

LEAVE A REPLY