Itali sekuestrohen 300kg kokaine,e fshehur ne kontenier

0
1225

Kapen në portin e Xhenovas në Itali 300 kile kokainë e pastër.

Droga u gjet në një kontenier me një anije Dimitris C. Droga ishte fshehur në kontenier dhe ishte e destinuar për disa porte evropiane.

Sinjali I parë për prezencë droge në bord erdhi nga kapiteni I anijes, shpjegon prokurori I Genovas Francesco Cozzi. Droga vinte nga Kili, Ekuador, Malta, Itali dhe ndoshta mbërrite në Spanjë. Droga u gjet edhe me ndihmën e qenëve antidrogë, në një anije shumë të madhe si ajo Dimitris C. Sapo u panë pakot plastike u vu re qartë se për cfarë bëhej fjalë.

Në këtë moment, u ndaluan të 28 njerëzit në bordin e anijes për të parë se kush e transportonte drogën me vlerën 30 milionë euro.

Një 40 vjecar nga Tanzania konfermoi përpara autoriteteve se kishte rol në transportin e drogës. Mbetet për tu bërë e qartë se kush do të ishte destinacioni final I drogës, ndoshta Spanja meqënëse anija do të shkonte në Barcelonë dhe më pas Valencia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here