Përballë ujit janë thuajse të dorëzuar. Gjithçka në fshatin e tyre ndryshon në pak orë dhe këtë të marte Oboti është izoluar sërish, duke rikthyer varkat, si të vetmin mjet për të lëvizur. Makinat e ushtrisë janë fikur në hyrje të rrugës.

Shkarkimet nga hidrocentrali i Vau Dejësit zyrtarisht thuhet se këtë të marte janë në kuotën e 800 meter/kub për sekond. Efektin e kanë dhënë, pasi uji po u afrohet banesave, ndërsa varkat e ushtrisë dhe banorëve qëndrojnë në gatishmëri.

Banorët po e humbin edhe qetësinë që i karakterizon, ndërsa kërkojnë më shumë lëvizje nga ushtria, si dhe furnizime me ushqime për gjënë e gjallë, pasi rezervat kanë mbaruar.

E moshuara Vebije Brahimi i kërkon kryeministrit Edi Rama që ashtu siç bëri përpara zgjedhjeve, të vijë edhe sot në Muriqan e të shohë pasojat e përmbytjes.

Kreu i njësisë administrative Arben Ceni është skeptik për gjendjen që po agravon sipas tij dhe strukturat shtetërore me përjashtim të ushtrisë, nuk po i përgjigjen situatës.

1850 hektarë tokë janë të përmbytura në nënShkoder, ndërsa bashkia e këtij qyteti vijon të përsërisë thirrjen për shpallje të pjesshme të gjendjes së emergjences.

LEAVE A REPLY