Policia Federale dhe Dogana gjermane kanë kapur në Stralsund një rrjet trafiku me shqiptarë, që vepronte në gjithë landin Mecklenburg-Vorpommern. Si të dyshuar për trafikim janë arrestuar dy italianë. Kwta persona dyshohen se për muaj me radhë kanë trafikuar shtetas shqiptarë, duke i pajisur ata me dokumente të falsifikuara italiane, shkruan t-online.de.

Në këtë mënyrë ata u mundësonin shqiptarëve që si shtetas të një vendi të BE-së të punojnë në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Ata kanë punuar në të shumtën e rasteve në gastronomi.

Pas hetimeve që kanë zgjatur disa muaj, policia ka bastisur katër banesa në Stralsund, ku ka konfiskuar sende dhe dokumente që shërbejnë si dëshmi për veprën e kryer. Këtu bëjnë pjesë një kompjuter, para të gatshme, euro dhe një patentë shoferi të falsifikuar. Sipas hetimeve rezulton se dy italianët, 52 dhe 65-vjeçarë kanë siguruar dokumente italiane të cilat ishte vendosur të shkatërroheshin, por në vitin 2010 kishin “shpëtuar” nga zhdukja. Ndërkohë po zhvillohen hetime për trafikim masiv të të huajve dhe për falsifikim të dokumenteve.

LEAVE A REPLY