Shkrihen drejtorite e bujqesive, Rama: Struktura te degraduara, tani vetem 8 agjensi

0
1135

Nga sot nuk do të ketë më Drejtori Bujqësie. Ky është një nga vendimet që ka marrë qeveria e mbledhur në Elbasan. Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama i quajti këto ish drejtori si struktura të degraduara dhe beri me dije se nga 13 drejtori, do të ketë 8 agjenci, 4 bujqësie dhe 4 të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve.

Edhe pse zyrtarisht nuk është specifikuar, por qarku i Shkodres parashikohet të ketë një prej agjensive që do të peshohet në bazë të rezultateve që do të dalin, nëse do të jetë ajo e bujqësisë apo ajo e veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve. Megjithatë organizimi i ri që do të zgjasë për disa javë, do të ndikojë drejtëperdrejtë në këtë periudhë, sidomos për zonat që kanë problematika specifike, ku Shkodra kryeson me ultësirën e saj që është e përmbytur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here