Xhafa takim me ambasadoret e BE,ja per çfare u fol…

0
599

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim informues me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë. Takimi zgjati më shumë se dy orë. Pas takimit, i cili u mbajt në zyrat e delegacionit në kryeqytet, Xhafaj nëpërmejt një postimi në twitter, shprehet i kënaqur me takimin, si edhe me progresin që Shqipëria po bën kohët e fundit nëpërmjet reformave të ndryshme.

Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor.

Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Reformën e Policimit në Komunitet, Vetting-un etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët.

Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara“, është shprehur Xhafa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here