Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për çështjet aktuale politike në vend.
Në lidhje me çështjen e lobimit rus, dhe investigimin e kryer nga SHBA për fushatën e Lulzim Bashës në 2017-n, Kryemadhi u shpreh se është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga problemet e vërteta të vendet.
Kryemadhi shtoi se kreut të PD-së kjo gjë nuk i intereson fare: Bashës nuk i bëhet vonë fare
Sakaq, për drogën e sekuestruar në Maminas, kryetarja e LSI tha se ajo çfarë e shqetëson vërtet është se si mundet që nga gjithë ajo sasi droge të arrestohet vetëm shoferi.
Më shumë nga fjala e Monika Kryemadhit:
Çështja e lobimit është thjesht për të bërë pis diçka. Nëse PD ka marrë para, ka bërë shumë mirë. Ne ku ta gjejmë një person të tillë. Nuk më shqetëson aspak kjo çështje. Më duket qesharake që kryeminstri Rama do të bëhet i mirë me SHBA, duke sharë rusët. Unë mendoj që Shqipëria nuk e ka luksin për të bërë gabime në politikën e jashtme.
Duhet të jemi të kujdesshëm. Ka argumente plot për të luftuar Lulzim Bashën.