E vranë me thikë në Islandë, familja e të riut shqiptar kërkon dëmshpërblim nga autori…

0
1863

 

Klevis Sula, i riu nga Skrapari mbeti i vdekur pasi u qëllua katër herë me thikë në Islandë.

Autori i ngjarjes, 25 vjeçari Dagur Hoe Sigurjonsoon sot ndodhet në burg në ishullin e Islandës, por përveç akuzës së vrasjes, ai është i detyruar të paguajë edhe dëmshpërblimin monetar që kërkon familja e tij.

Sipas informacioneve mamaja e Klevisit ka kërkuar një dëmshpërblim prej 81 mijë eurosh, pa llogaritur 7 mijë euro për shpenzimet e ceremonisë mortore. Ndërkohë që 21 mijë euro kërkon nga autori edhe shoku i Klevisit, i cili mbeti i plagosur nga sulmi.

Klevis Sula u qëllua katër herë me thikë në qendër të Rekiavikut në muajin dhjetor nga 25 vjeçari, duke ndërruar jetë disa ditë më pas nga plagët e marra. Bashkë me të mbeti i plagosur edhe shoku i tij me tre goditje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here