Një konflikt me armë mes dy personave ka ndodhur në Rrëshen. Policia thotë se ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Në pranga u vu shtetasi Gjovalin Ndoji 29 vjeç, banues në Simon të Kaçinarit.
“29-vjeçari për motive banale është konfliktuar me shtetasin A.Ç., 38 vjeç, banues në Simon, Kaçinar-Mirditë duke e goditur më qytën e automotikut në kokë dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër për ta kërcënuar. Shtetasi A.Ç., ka pësuar dëmtime të lehta i cili po merr ndihmën e specializuar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit pa probleme për jeten”, sqaron policia.
Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja.
Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi, do t’i referohen Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278, 89 dhe 84/1 të Kodit Penal.