Fëmijët pa prindër,si do merren përsipër nga familjet kujdestare

0
1892

Fëmijët pa kujdes prindëror do t’ju jepen familjeve kujdestare. Një vendim i qeverisë parashikon që fëmijët të cilët nuk kanë kujde sprindëror mund të t’ju jepet familjeve të tejra, që këto të fundit të kujdesen kundrejt një shpërblimi mujot.

Shpëpërblimi do të jetë 9 mijë lekë në muaj, ndërsa do të merret edhe një pagesë shtesë çdo vit prej 25 mijë lek të reja. Bëhet fjalë për vendimin e qeverisë i cili parashikon që çdo familje, duke plotësuar disa kritere, të marrë në kujdes fëmijët që nuk janë në kujdesin e prindërve të tyre biologjik. Për herë të parë në Shqipëri krijohet mundësia që familjet të përkujdesen për fëmijët pa prindër, ashtu siç e aknë edhe vendet e zhvilluara.

Po çfarë parashikon ky vendim?
Shërbimi i përkujdesjes alternative për fëmijë në familje kujdestare përfshin

-identifikimin e familjes kujdestare;

-informimin dhe trajnimin e familjes kujdestare;

-vlerësimin e familjes kujdestare, të fëmijës që do të vendoset në familjen kujdestare dhe të familjes së tij biologjike;

-vendimmarrjen për familjen kujdestare dhe vendosjen e fëmijës në një familje kujdestare;

-monitorimin e fëmijës dhe të familjes kujdestare gjatë periudhës që është vendosur në këtë shërbim.

Struktura përgjegjëse për shërbimin e kujdesit alternativ për fëmijë në familje kujdestare  është struktura e shërbimeve të kujdesit shoqëror në bashkinë ku banon fëmija;

Evidentimi i familjes kujdestare
Bashkia është përgjegjëse për evidentimin e familjeve të gatshme për të qenë familje kujdestare në territorin e bashkisë përkatëse, në zbatim të Kodit të Familjes.  Për t’u përcaktuar si familje e gatshme për të qenë familje kujdestare, një familje duhet të plotësojë këto kritere:

a) Të ketë shfaqur interesin për të ofruar shërbimin e përkujdesjes alternative;
b) Anëtarët e familjes të jenë të motivuar për të qenë familje kujdestare;
c) Anëtarët e familjes të mos kenë qenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë nga gjykata;

ç)  Prindërit kujdestarë të kenë aftësi për të kryer detyrën e kujdestarit;

d) Prindërit kujdestarë dhe të gjithë anëtarët e familjes të vërtetojnë me raport mjekësor nga komisioni mjeko-ligjor që janë të aftë për të ofruar këtë shërbim dhe se nuk mbartin sëmundje të transmetueshme;

dh) Të strehojnë dhe të garantojnë mjedis familjar të sigurt për fëmijën;

e) Anëtarët e familjes të mos kenë qëndrime diskriminuese ndaj fëmijëve, fëmijëve me aftësi të kufizuara apo fëmijëve që i përkasin një minoriteti të caktuar;

ë) Të respektojnë ushtrimin e besimit fetar të fëmijës/fëmijëve apo të gjitha gjendjet e fëmijës sipas njërit apo disa prej shkaqeve të parashikuara në ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi;

f) Prindërit kujdestarë të kenë kuptim të qartë dhe të jenë të gatshëm të zbatojnë parimin e veprimit, në përputhje me interesin më të lartë të fëmijës;
Prindërit kujdestarë të jenë të gatshëm për të bashkëpunuar me familjen biologjike të fëmijës dhe me strukturën përgjegjëse për shërbimin e kujdesit alternativ;

gj)   Prindërit kujdestarë nuk kanë humbur, nuk u është hequr përgjegjësia prindërore ose nuk u është hequr detyra e kujdestarit në një rast tjetër;

h) Prindërit kujdestarë të jenë nën moshën 65 vjeç;
i) Prindërit kujdestarë të ushtrojnë përgjegjësinë prindërore në jo më shumë se tre fëmijë.

Çdo familje e interesuar për të qenë familje kujdestare duhet të shprehë interesin, duke paraqitur një kërkesë pranë strukturës përgjegjëse.  Punonjësi social i strukturës përgjegjëse bën vlerësimin paraprak të familjeve të interesuara, në bazë të kritereve të vlerësimit të parashikuara në pikën 5, të këtij vendimi, dhe fton familjet e përzgjedhura të ndjekin seksionin e informimit mbi shërbimin e kujdestarisë. Seksioni informues konsiston në dhënien e informacionit të hollësishëm për përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrimet e familjes kujdestare.

Prindërit kujdestarë të interesuar ftohen nga punonjësi social përgjegjës dhe zhvillojnë një intervistë të strukturuar. Intervista synon të marrë informacion të detajuar mbi kontekstin familjar, edukativ dhe social të familjes aplikuese, si dhe të kushteve e të mundësive që ka familja për të krijuar një mjedis të përshtatshëm familjar për mirërritjen e fëmijës.  Familjes së interesuar i kërkohet të paraqesë pranë punonjësit social përgjegjës këto dokumente plotësuese:

a) Raportin mjeko-ligjor, që vërteton se prindërit e familjes janë të aftë fizikisht dhe mendërisht.
b) Referencat për familjen nga 2 persona (njëri prej të cilëve duhet të jetë një përfaqësues i komunitetit në të cilin jeton familja).

Procedura e vendosjes së fëmijës në familjen kujdestare
Pas sigurimit të përkujdesjes së menjëhershme, njësia e mbrojtjes të fëmijëve i referon rastin strukturës përgjegjëse të bashkisë, ku ka vendbanimin fëmija.  Struktura përgjegjëse, me marrjen e referimit, të këtij vendimi, mbledh të dhënat për fëmijën pa kujdes prindëror dhe familjen biologjike të tij.

Në përfundim të procesit të mbledhjes së informacionit, punonjësi social përgjegjës harton raportin e vlerësimit të rastit, i cili përfshin vlerësimin e fëmijës pa kujdes prindëror dhe vlerësimin e familjes së tij biologjike dhe përmban këto informacione:

a) Përbërësit e gjendjes civile individuale dhe familjare të fëmijës;
b) Marrëdhëniet familjare dhe sociale të fëmijës;
c) Gjendjen shëndetësore të fëmijës;

ç)  Nivelin e arsimimit të fëmijës;

d) Temperamentin dhe interesat e shfaqura të fëmijës;

dh) Nevoja të veçanta, probleme të shfaqura të fëmijës;

e) Arsyet për të cilat fëmija duhet të vendoset në shërbim kujdestarie;

ë)  Moshën e prindërve biologjikë;

f) Vendbanimin e prindërve biologjikë;
g) Punësimin dhe të ardhurat financiare të prindërve biologjikë;

gj)   Nivelin e arsimimit të pjesëtarëve të familjes biologjike;

h) Kushtet e strehimit të familjes biologjike;
i) Gjendjen shëndetësore të anëtarëve të familjes biologjike;
j) Gjendjen psiko-sociale dhe ligjore të pjesëtarëve të familjes biologjike;
k) Deklaratën e prindit/prindërve biologjikë kur prindi/prindërit jetojnë, në të cilën shprehet aprovimi për vendosjen e fëmijës në familje kujdestare, me përjashtim të rasteve kur për fëmijën është marrë një nga masat e mbrojtjes.

MASA E FINANCIMIT PËR SHËRBIMIN
Masa e financimit për familjen kujdestare, për shpenzimet ushqimore për një fëmijë të vendosur në kujdestari, është 9 000 lekë në muaj, ndërsa për shpenzimet e ushqimit të një fëmije me aftësi të kufizuara është     10 000 lekë në muaj.

Masa e financimit për familjen kujdestare, për një fëmijë të vendosur në kujdestari, është si vijon:

a) shpenzime për veshmbathje, 10 000 lekë në vit;

b) shpenzime për shkollimin, 5 000 lekë në vit; dhe

c) shpenzime të tjera, 10 000 lekë në vit.

Pagesa e familjes kujdestare bëhet një herë në muaj, pranë njësisë administrative, ku ka vendbanimin e përhershëm familja kujdestare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here