Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka prezantuar skemën e forcës së saj politike, sesi mund të dalin nga varfëria familjet shqiptare.
Ajo thotë se kjo realizohet duke çuar fondin e ndihmës ekonomike 2% të GDP, çka do të thotë që mbi 80 mijë familje do tu jepet 240 dollarë në muaj nga qeveria.
Kryemadhi: Ne jemi një forcë politike që kemi prezantuar një plan konkret, planin kundër varfërisë si një kurë jetike kundër sëmundjes së varfërisë, e cila në themel të saj nuk jep lëmoshë, por një ndihmë ekonomike dinjitoze për familjet në nevojë. Kemi një vizion për një qasje transformuese të ndryshme nga skema aktuale parazitare e lëmoshës.
Ne duhet të përaqfojmë idenë se çdo qytetar shqiptar duhet ti garantohet ajo që në konceptet moderne ekonomike dhe të mbështetjes sociale quhet të ardhurat bazike universale.
Konkretisht ne besojme se mund ti japim fund varfërisë absolute për çdo shqiptar vetëm nese: Fondi i ndihmës ekonomike do të shkojë 2% të GDP. Kjo do të thotë që mbi 80 mijë familje me mesatarisht 4 anëtarë do tu jepet nga qeveria 240 dollarë në muaj për cdo familje, pra 2 dollarë në ditë për cdo anëtar të saj në mënyrë për të kaluar pragun e varfërisë absolute. Përmes kësaj skemë mbi 300 mijë të varfër do të ndilnin nga varfëria absolute në të cilën ndodhen akutalisht.
Për ne kjo është financiarisht e mundur dhe realisht sio objektiv i realizueshëm. Mjafton të kursejme dy koncesione abuzive të shëndetësisë dhe kjo skemë do të jetë efikase.