Policia italiane ka vendosur në pranga një çift shqiptarësh pasi akuzohen për posedim e trafik droge. Arrestimi ndodhi mbrëmjen e djeshme në Firence.
Dy të rinjtë shqiptarë, djali 30 vjeç dhe partnerja e tij 21 vjeçare janë arrestuar nga policia e Castiglionit pas një hetimi prej disa kohësh. Mediat italiane shkruajnë se shetasi G.M dhe shtetasja G.V u mbajtën në kontroll për një kohë të gjatë dhe në momentin e arrestimit u kapën me disa doza të konsiderueshme të kokainës dhe marijuanës.
Në banesë pas kontrolli policia gjeti dhe sekuestroi 490 gr marijuanë dhe 55 gr kokainë si dhe peshore matëse dhe 100 euro të konsideruara si para të ardhura nga shitja.
Dy të arrestuarit kanë deklaruar se drogën e kishin për përdorim vetjak e ndërsa pritet të dalin para gjykatës.