Imzot Gjergje Meta: Te distancohemi nga e keqja, Referon mbi temen “Besimet fetare dhe ndikimi i tyre në politikë”

0
727

 

“Besimet fetare dhe ndikimi i tyre në politikë” ishte përzgjedhur si temë referimi në kursin socio – politik që po zhvillohet në biblioteken e qytetit në kuadër të projektit “Yes future”. I ftuar ishte ipeshkëvi i Mirditës, imzot Gjergj Meta i cili u ndal gjatë tek lidhjet që ka patur ndër shekuj feja dhe politika dhe si ka ndikuar në kontekstin historik kjo marëdhenie. Një moment të veçantë ai e cilësoj 1912-en, momentin e shpalljes së pavarësisë.

Për aktualitetin e sotëm, imzot Meta kërkon distancë historike që të ketë një analizë të mirëfilltë.

Megjithatë shembujt nuk i mungojnë kur flitet për kontributin e fesë dhe rolin që ajo ka patur në momente të rëndësishme për vendin.

Vetë si dioqezë e Mirditës e kanë bërë hapin e parë, duke marrë një vendim të formës së prerë.

Ama këshillat nuk preferon t’ia japë politikës, por përgjigjen e ka jo pak domethenese.

Imzot Gjergj Meta takimin me të rinjtë e Shkodres e mbylli duke ndarë mesazhin e Papa Françeskut, që duhet angazhim i përbashkët për të luftuar të keqen, e të ecet përpara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here