Situata ne njesine administrative Ana e Malit vijon qe te jete e njejte. Nese pergjate oreve te paradites banoret thone se uji eshte terhequr me rreth 20 centimeter, situata ka ndryshuar ne oret e mesdites. Atehere kur edhe mjetet e ushtrise e paten te veshtire te hynin ne fshat. Fermeret te revoltuar kerkojne qe qeveria te marre ne konsiderate demet e tyre, pasi qindra hektare toke ndodhen ne uje,ndersa te mbjellat kane shkuar dem
Forcat e ushtrise vijone qe te jene ne gadishmeri per banoret e zones. Ata thone se pasditen e se enjtes kane bere transportimin e nje vajze rreth 30-vjecare, rasti i pare ky i emergjences shendetesore. Fryrja e Lumit Buna ka dhene ndikim te menjehershem ne rritjen e nivelit te ujit. Per banoret e fshatit Obot, te mbjellat e tyre kane shkuar dem. Ndersa te vetmen shprese tashme kane demshperblimet.