Shpallja e gjendjes së emergjences për një pjesë të nënShkodres është në duart e qeverisë, edhe pse ende kërkesa e bashkisë së këtij qyteti nuk ka mbërritur në ministrinë e mbrojtjes. Ka qënë drejtori i emergjencave civile Shemsi Prençi që nga tryeza e komisionit në prefekturë bëri me dije një fakt të tillë.
Por numri dy i bashkisë Arben Gjuraj tha se nëse qeveria pret që ta mësojë gjendjen nga shkresat e vendorëve, atëherë më mirë të mos komentohet kjo gjë. Ai ngriti edhe një shqetësim që lidhet me OSHEE, e që sipas tij shkon në kufinjtë e një krimi që ky institucion po bën me banorët e këtyre zonave.
Mbledhja e komisionit të emergjencave vijoi më pas me diskutime mbi masat e marra lidhur me furnizimin me ushqime për njerëzit dhe gjënë e gjallë. Gjatë të premtes sipërfaqja nën ujë është 2400 hektarë.