Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, blerës edhe prindërit e Berishës

0
897

Lidhur me arrestimin e sotem te kryetarit te bashkise se Lezhes, Fran Frrokaj për shpërdorim detyre, me akuzën e tjetërsimit të pronave në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, mësohet se pjesë e personve që kanë blerë tokë në Shëngjin, te zona e në fjalë, janë edhe prindërit e portierit të kombëtares shqiptare të futbollit Etrit Berisha.
Në fakt, prindërit e mbrojtësit ekstrem që luan me Atalantën në Serinë A, kanë blerë tokë te Rana e Hedhun nga personat që mendohet se i kanë tjetërsuar pronat.

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës dhe 6 zyrtarëve të tjerë për problemet me pronën në fjalë gjatë ditës së sotme, me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar pesë parcela toke me një sipërfaqe prej 258 324 m2. Toka e sekuestruar ndodhet në zonën e bregdetit në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, pjesë e Njësisë Administrative Shëngjin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here