Fran Frrokaj në burg, ish-ministri i Drejtësisë, Manjani: Kështu është kur të arreston pushteti

0
1253

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut demokrat në Lezhë dhe një sërë zyrtarësh të bashkisë atje.

Duke dhënë këndvështrimin e tij politik, Manjani thotë se e gjithë kjo valë arrestimesh po kryhet nga pushteti dhe jo nga shteti, siç duhej të ishte në një vend ku sundon ligji dhe jo politika.

“Kur policia e zgjedhur nga Pushteti, të heton, arreston dhe të (para) gjykon publikisht, drejtësia e ligjit nuk ekziston! Edhe sikur argumentet e Policisë politike të jenë 100% të vërteta, ato prapë quhen POLITIKE dhe të NJËANSHME. Kështu ndodh kur sundon pushteti dhe jo shteti!”, shkruan në Twitter ish-ministri.

STATUSI I PLOTE
auto_Screenshot_31521292117

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here