Ja si do të jetë moti për sot dhe nesër…

0
861

Keni bërë plane për të kaluar fundjavën diku jashtë qytetit tuaj dhe doni të dini si është koha? Ju sugjerojmë që të merrni edhe çadrat me vete, pasi shiu do të jetë prezent pasdite në disa zona të vendit. Sipas MeteoAlb deri në orët e pasdites, kthjellime dhe vranësira do të dominojnë Jugun dhe zonat Qendrore, ndërsa vranësira dhe shira të dobët do ketë në Veri.

Ndërkohë, pasditja fuqizon shirat në Veri dhe gradualisht në mbrëmje e gjatë natës, shirat bëhen mesatarë edhe në zonat Qendrore dhe Jugore. Sakaq, temperaturat e ajrit rriten me 3-4°C në të dy ekstremitet termike ditore të cilat variojnë nga 6-24°C. Era do fryjë mesatare por e fortë në zonat bregdetare, me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

“E SHTUNA: deri në mesdite, kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta do ketë Jugu – Qendra por me shira të dobët në Veri. Pjesa e dytë e dites fuqizon shirat në Veri dhe gradualisht shirat bëhen mesatarë edhe në Jug – Qender. Era paraqitet problematike në zonat bregdetare dhe Jug të territorit.
E DIEL: vijon kryesisht e vranët me shira të dobët në Jug por shira deri mesatarë në Veri – Qendër. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin shtim të shirave, në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë së shtunës duke u ngjitur deri 24 – 25°C por e diela sjell rënie me 3 – 4°C duke luhatur ekstremitet termike nga 2 – 20°C.”, shkruan MeteoAlb në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here