Shkarkime te paqëndrueshme nga HEC,  Nga Vau Dejes luhaten ne 300 – 600 meter kub uje ne sekond

0
1385

Ne ndryshim nga nje dite me pare, niveli i ujit ne segmentin e rruges Shirq – Mushan, te njesise Administrative Dajç eshte rritur dhe per pasoje nuk mund te kalohet, perveçse me varka. Banoret e zones i frikesohen rritjes se nivelit te ujit qe buron nga aurrelat, nderkohe qe ne arat dhe rruget qe ishin te permbytura nje dite me pare, uji eshte larguar.

Nuk mund te mohohet se  lëvizjet e shpeshta te nivelit te shkarkimeve ujore nga Hidrocentrali i Vau Dejes nga 600 ne 300 meter kub uje ne sekond dhe anasjelltar  , kane ndikuar qe te ndryshoje shpejt niveli i  niveli i ujit ne tokat e permbytura. Filmimet tek tuneli i Zadejes ne Vau Dejes i perkasin dites e shtune,ku tregohet qarte renia e nivelit te shkarkimeve ne krahasim me pak dite me pare.

Situata e paqëndrueshme hidrike ne Kaskaden e Drinit, ben qe te mos kete akoma nje stabilitet te shkarkimeve, ndaj dhe luhatjet kane qene te shpeshta.  Edhe tek Ura e Bahçallekut prurjet e Drinit dhe Kirit jane ne renie ne raport me ditet e tjera, ndersa ka nje situate krejt tjeter ne Liqenin e Shkodres me rritjet te nivelit te ujit. Liqeni ka qene i fryre dhe vazhdon ne kete gjendje, ndaj renia e prurjeve te Drinit ka bere qe rrjedha e tij te jete me e fuqishme ne Lumin Buna.

Per pasoje, edhe per disa dite do te jete i pranishem uji ne zonat e përmbytura, pavarësisht se niveli do te bjere.  Pranine e ujit ne keto zona e favorizon edhe bllokimi i tombinave te rrugeve si dhe mungesa e funksionimit te shume kolektorëve, per shkak se nuk jane pastruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here