Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, njëherësh edhe drejtues i PS për qarkun Shkodër ka reaguar në lidhje me situatën e përmbytjeve.
Në një postim në facebook, Bushati ka ironizuar duke thënë: “Kur natyra ndihmon Bashkinë duke i grumbulluar mbetjet”.
Ai thotë se Shkodra ka nevojë për një për një Bashki që i shërben qytetarëve e jo për polemika boshe.
Reagimi i Ditmir Bushatit
Kur natyra “ndihmon” Bashkinë Shkodër duke i grumbulluar mbetjet #Velipojë. #Shkodra ka nevojë për një Bashki që i shërben qytetarëve e jo për polemika boshe pa kurrëfarë përmbajtje! Për një Bashki që punon e nuk vegjeton! Për një Bashki që përqafon progresin e zhvillimin e jo militantizmin politik përjashtues që nuk i krijon mundësi Shkodrës të çlirojë energji pozitive! #punëjollogje