Një 66 vjeçar shqiptar ka përfunduar në spital me një plagë në kokë.
Policia italiane ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi plagosjen e shqiptarit Mustafa Hasi, i cili përfundoi dje në spital nën kujdes intensiv në Foggia për shkak se ishte qëlluar me armë zjarri në kokë nga një person i paidentifikuar, shkruan Ansa.
Gjendja e tij është serioze. Incidenti ndodhi dje në një shtëpi në fermë në pronësi të një sipërmarrësi bujqësor në Borgo Cervaro, disa kilometra larg Foggias.
Pronari i vilës i cili i cili zbuloi të plagosurin, lajmëroi menjëherë policinë.
Viktima, e cila u plagos nga një pistoletë e kalibrit 7.65, ndoshta do t’i nënshtrohet një operacioni delikate për nxjerrjen e plumbit. Agjentët po marrin dëshmitë e banorëve të fshatit.