Arrestimi i kryebashkiakut, Kryemadhi: Show politik, për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale…

0
630

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me arrestimet në Lezhë sa i takon skandalit me pronat.

Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Real Story’, Kryemadhi pohoi se arrestimi i kryetarit të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ishte një show politik. Mes të tjerash ajo tha se ai që duhej të arrestohej ishte ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi si dhe dhe kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

“Arrestimet në Lezhë më shumë ishte një show politik, ose një kërbaç ndaj lezhjanëve për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale. Historia e mafies së tokave në Lezhë është një histori e vjetër. Pasi nuk ka të bëjë vetëm me tjetërsimin e pronës, por dhe me legalizimet apo dhe me pallatet. Doja ta theksoja se kanë ndaluar edhe familjarë të të ndaluarve, edhe për të dëgjuar një version të tyre. Pasi sot për fat të keq mediat shqiptare janë përballë presionit të pushtetit. Arrestimet e bujshme janë kthyer tani si propagandë. Mendoj se është shumë shpejt për të arritur në përfundime të tilla, po të jetë për tu arrestuar duhet arrestuar edhe kryetari i bashkisë së Fierit, i cili tjetërsoi tokën për inceneratorin. Kemi rastin e tjetërsimit të pronave në Kavajë, ku u arrestuan persona të pafajshëm dhe jo ish-kryetari i bashkisë”, pohoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here