REAGIM
KF Vllaznia është i detyruar të reagojë pas arbitrimit të vërejtur sot në ndeshjen Kukësi- Vllaznia, në rezultatin e së cilës mendojmë se ka patur ndikim edhe arbitrimi. Tentativat e arbitrit kryesor që në minutat e para për të ndëshkuar lojtarët tanë me kartona të verdhë, akordimi i faullave afër zonës sonë për të favorizuar kundërshtarin (nga një faull erdhi goli i parë i vendasve) apo dhe rasti më fatal i mosakordimit të një 11-metërshi mëse të pastër, janë fakte të mjaftueshme për pretendimet tona. Pa lënë mënjanë edhe ndëshkimin me 7 kartona për të na dëmtuar ne dhe padyshim për të favorizuar në mënyrë indirekte kundërshtarët tanë në garë. Pikërisht, nisur nga këto raste, mendojmë se rezultati i ndeshjes do të ishte ndryshe.
Në këto rrethana, dënojmë ashpër një sjellje të tij në fushë të këtij arbitri.
Kampionati po shkon gradualisht drejt fundit dhe gara sa vjen e bëhet më e vështirë prandaj kurrsesi arbitrat nuk duhet të vendosin fatet e ndeshjeve siç bëri sot Eldorian Hamiti në Kukës.
KF Vllaznia kërkon garë të ndershme dhe korrekte deri në fund të kampionatit dhe besoj se ky është minimumi i asaj që mund të kërkojmë.
Përpos kesaj, KF Vllaznia kërkon nga FSHF që ky arbitër të mos e arbitrojë më Vllazninë në ndeshjet e ardhshme.
KF Vllaznia