Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani thotë se siguria e Shqipërisë është siguria e Evropës.
Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e “Miqve të Shqipërisë” në Parlamentin Evropian, ai vlerësoi bashkëpunimin me Guardia di Finanza të Shqipërisë duke nënvizuar se fenomeni i trafikut të drogës duke “shkulur nga rrënja”.
Ai theksoi se në Ballkan përveç rrezikut terrorist, ka edhe interesa financiare që synojnë kolonizim financiar për të prishur natyrën e Ballkanit Perëndimor.
Tajani: Siguria e Evropës lidhet edhe me sigurinë e Shqipërisë. Plani i veprimit kundër krimit të organizuar që Rama ka nisur, duhet të nënvizohet. Unë e çmoj bashkëpunimin me Guardia di Finanza kundër trafikut të drogës. Ne e dimë që kjo është një plagë që duhet të kurohet. Duhen shkulur me rrënjë arsyet që na kanë sjellë deri në këtë situatë dramatike. Nuk mund të tolerojmë më dhe as nuk mund të lejojmë që të mos dënohen këto fenomene.
Kërcënimi terroristi
Tajani: Jam shumë i shqetësuar çfarë po ndodh në Ballkan. Po përpiqen të ndryshojnë morfologjinë, praninë e besimeve financiare në Ballkan. Ka prani të shumtë financiare që ka disa qëllime se duan ta nxjerrin Ballkanin nga rrethi i miqësisë në Evropë.
Nuk mund të harrojmë atë që ndodhi në Bosnjë Hercegovinë, ashtu sikurse në Shqipëri ka një bashkëjetesë dhe harmoni fetare. Të përpiqesh ta shndërrosh islamin e Bonjës Hercegovinës në islamizëm integralist, do të thotë ta bësh këtë përmes përpjekjes së xhihadistëve që po përpiqen ta kthejnë Islamin paqësor të Ballkanit, që është një instrument paqeje dhe dialogu ndërfetar.
Po kthehen shumë luftëtarët. Kemi një ndikim negativ në këtë drejtim.
Ne duam që Ballkani të jetë një rajon paqeje. Ne duam që këto vende të jenë pjesë e BE-së. Disa janë më përpara, disa janë më mbrapa.
Ne duam të ndalojmë që Ballkani të bëhet një vend pushtimi nga jashtë. Ne duhet të ndalojmë faktin që Ballkani të mos mund të zgjedhë lirisht të zgjedhë BE-në në të ardhmen.
Për këtë jemi të shqetësuar për sa ndodh, për praninë e grupeve terroriste, interesat financiare ekstra evropiane.
Ka prani që nuk kanë qëllim për biznes, por objektiva krejtësisht të ndryshëm nga biznesi. Ata synojnë kolonizim financiar për të prishur natyrën e Ballkanit Perëndimor.