Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetMasat për përmbytjet u morën me vonesë”, Ademi shpërthen ndaj Prençit: Turp...

Masat për përmbytjet u morën me vonesë”, Ademi shpërthen ndaj Prençit: Turp t’i vijë

-

TIRANE– Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur deklaratës së kreut të Emergjencave Civile Shemsi Prençi se situata për përmbytjet në Shkodër është paralajmëruar dhe se masat janë marrë me vonesë nga ana e bashkisë. Gjatë një lidhje direkte në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, Ademi tha se ka kërkuar që para dy javësh që të shpallet gjendja e emergjencës.

“Turp që Shemsi Prenci thotë se situata është paralajmëruar dhe masat u morën me vonesë nga bashkia. Unë në datë 5 i kam dërguar shkresën e parë prefektit duke paralajmëruar një situatë të tillë që duhet të paralajmërohej nga Prenci dhe është e pafalshme që ne jemi në situatën që ende nuk e dimë se çfarë do ndodhte të nesërmen. Ne kemi kërkuar informacion për të lajmëruar njerëzit. Kam kërkuar shpalljen e emergjencës së pjesshme prej 2 javësh. Ka një papërgjegjshmëri nga Prenci dhe faktorët e tjerë nga pushteti qendror. Kam kërkuar që prej 2 javësh të nisë evakuimi i banorëve. Nuk ka përplasje politike mes bashkisë dhe qeverisë për situatën e përmbytjeve. Duhet të marrë përgjegjësinë çdo institucion”- tha Ademi.
20180320-212502

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts