Tek kthesa e rrugës për ne Dajç niveli i ujit ka arritur ne lartësinë 50 centimetra, ndaj automjetet e ulëta e kane mjaft te vështirë te kalojnë. Ne dy anët e rrugës gjithçka është nen pushtetin përmbytjes, ndërkohë qe ne shume segmente edhe rruga e Dajçit është e mbuluar nga uji. Për këtë arsye, policia po e vlerëson situatën dhe nëse vazhdon kështu, lëvizja e automjeteve te ulëta do te bllokohet pasi qarkullimi i tyre ne këto kushte përbën rrezik për jetën e njerëzve. Aty ku janë stacionuar automjetet e ushtrisë qëndrojnë banoret te zonës, te cilët komentojnë ne mënyrën e tyre për gjendjen e krijuar. 48 orët e fundit e kane përkeqësuar situaten ne Dajç duke e zgjeruar sipërfaqen e përmbytjes, ndaj nuk përjashtohet mundësia edhe e fillimit te evakuimit te disa familjeve. Ne lagjen Maçaj se paku 10 shtëpi janë te rrethuara nga uji dhe ne disa prej tyre uji ka depërtuar ne mjediset e brendshme. Disa nga banoret treguan për situatën qe po përjetojnë dhe kërkesat qe kane ne këto kushte emergjente:
Sipas njoftimit te Bashkisë Shkoder, ne njësinë administrative Dajç janë përmbytur 1415 hektarë toke ndërsa numri i banesave te izoluara nga uji është 194, ku vetëm ne Samrisht te vjetër janë 80 banesa ne kushte izolimi. Gjithashtu 26 shtëpi rrezikohen ne Pentar nëse çahet argjinatura e këtij fshati ne brigjet e lumit Buna.