Ujë edhe mbi rrugën Shkodër – Velipojë, nga Trushi nën “shoqërinë” e përmbytjes

0
2631

Nga Trushi, ne dy anet e rruges, përmbytja eshte e pranishme. Kjo zone eshte edhe qendra e Fushes se Nenshkodres, permes te ciles kalon rruga Shkoder – Velipoje !…..Automjetet lëvizin me kujdes, pasi rruges ne proçes ndertimi ju shtua edhe mbulimi me uje ……. Tek kthesa e Dajçit lartësia e ujit eshte rreth 50 centimetra ! Per automjetet e uleta eshte me rrezik vazhdimi i udhëtimit per ne Dajç, pasi ne disa segmente te saj eshte përmbytur !

Edhe automjete e larta bejne kujdes…. Megjithse traseja e rruges se re Shkoder – Velipoje eshte ngritur me lart ne krahasim me nivelin e rruges se mëparshme, as kjo nuk shpeton nga mbulimi me uje. Fakt domethenes per kete eshte segmenti  prej rreth 200 metra tek stacioni i Pompave ne Trush, i asfaltuar nje vit me pare, por qe permbytet edhe me kete nivel uji ! Kuptohet se çfare mund te ndodhi ne rastet kur do te kete me shume uje ne kete zone !

Edhe me kaq sa eshte sot, e gjitha kjo hapesire deri ne Mali i Kolaj,  ne situata te tilla, mbetet nen kontrollin e ujit. Kjo per faktin se ka rreth 30 vite qe nuk eshte nderhyre ne  kenete nga ku ujerat e Fushes se Nenshkodres duhet te rrjedhin per ne vilu, prandaj dhe kemi kete situate qe uje kthehet mbrapsht dhe permbyte qindra hektare toke !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here