Dita ndërkombëtare e lumturisë, deputetja e LSI: Shqiptarët përsëri në fund të listës…

0
602

Deputetja e LSI, Nora Malaj

20 marsi ndër të tjera shënon edhe Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, por vetëm pak ditë më parë në një raport të botuar u pa se shqiptarët ishin të renditur të 122-ët nga 145 vende të klasifikuara për nga niveli i lumturisë.

Kjo ka bërë që deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj të reagojë me anë të një postimi duke theksuar se arsyeja se përse populli shqiptar është në këto kufinj të klasifikimit është për shkak të problemeve me ekonominë dhe emigrimin, i cili ka prekur tashmë të rinjtë nga 7 deri në 14 vjeç.

Malaj është shprehur se trishtimi ka fituar mbi lumturinë në Shqipëri.

POSTIMI:

Dita e Lumturisë dhe Shqiptarët përsëri ne fundin të listës e në drejtim të paditur!

Sot është dita ndërkombëtare e Lumturisë! Fatkeqësisht dhe në këtë ditë ndërkombëtare Shqipëria listohet sipas BB në vendin e 122 nga 145 që janë vendet e rajonit.Kjo ka shumë arsye, që nga problemet e rënda ekonomike e deri te emigrimi që po bëhet gangrena e shqiptarëve , tashmë duke prekur edhe fashën e fëmijëve nga 7 deri në 14 vjeç! Sa keq kur në një vend si yni me diell e ndriçim , me pasuri natyrore e ujore , përsëri zymtësia ka pllakosur çdo grupmoshë! Trishtim kur nuk gjen askund një rreze lumturie. Nuk e meritojnë ky vend ti vritet shpresa. Sa do të doja që më në fund e mira të pushtonte vendin tim, duke larguar, të keqen, djallëzinë, ligësinë e duke i bërë bashkë të gjithë shqiptarët ,për të mirën e vendit e të Shqipërisë! Dhe kësaj radhe trishtimi ka fituar mbi Lumturinë në Shqipëri dhe shqiptarët shfaqen prapë në drejtim të paditur! Po le të shpresojmë për të bërë më të mirën për pak lumturi për vendin tim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here