Eleminimi i diskriminimit racor, Meta: Eshtë detyrë e të gjithëve të promovojmë tolerancën

0
731

 

Në Diten Ndërkombëtare për Eleminimin e Diskriminimit Racor, Presidenti Meta takon një grup studentësh të nivelit Bachelor e Master të komunitetit Rom dhe Egjiptian Gjatë takimit Presidenti Meta tha se “duhet të jemi më të përgjegjshëm dhe më humanë, për të pasur një shoqëri më të bashkuar për sfidat që na presin”.
Sipas tij, “e ardhmja e vendit varet edhe nga rinia e familjeve të thjeshta të shoqërisë që kanë aspirata të mëdha dhe se, investimi më i madh për shoqërinë është shkollimi dhe edukimi i duhur i rinisë”.
Presdienti Meta tha gjithashtu se, “kemi nevojë për një shoqëri të drejtë, pa asnjë lloj paragjykimi etnik, fetar e kulturor ku Çdo njeri ka të drejtën për barazi dhe jodiskriminim si gurë themeli të të drejtave të njeriut”.
Presdienti I Republikës këmbëngul se, “detyrë e të gjithëve është të promovojmë tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe respektin ndaj cdo njeriu pavaresisht komunitetit qe i përket. Ai tha se është “kënaqësi të shikoj midis jush inxhinierë, mjekë, infermierë, psikologë, arkitektë apo ekonomistë të ardhshëm të vendit. Ai duke folur më të rinjtë tha se, “jam i sigurtë, se do të bëheni lider dhe shembulli i duhur për t’u ndjekur nga qindra e mijëra të rinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here