Gjykata rrëzon ministren Gjonaj, rikthen në punë 5 punonjësit e LSI…

0
977

 

Pesë ish-punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë të shkarkuar me urdhër të ministres Gjonaj, kanë fituar betejën në Gjykatën Administrative.

Sipas informacioneve, gjykata ka vendosur të shfuqizojë aktin e lirimit nga detyra të 5 zyrtarëve të LSI dhe t’i rikthejë ata në pozicionet e mëparshme. Administrativja gjithashtu ka vendosur që ministrja Gjonaj t’u paguajë rrogat punonjësve deri në momentin e rikthimit të tyre në punë.

Pesë të shkarkuarit janë Petrit Bakiu, Bledar Kabashi, Gerhard Xhafa, Viola Kryemadhi dhe Arlind Arapi, të cilët kanë depozituar në gjykatë një padi ndaj ministres duke kërkuar shfuqizim të urdhërit.

Zyrtarët u shkarkuan nga puna nën akuzën e shkeljes së ligjit dhe vonesa në zgjidhjen e problemeve të popullit, akuzë kjo e cilësuar e padrejtë nga ana e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here