Mesi dhe Peleshi ne rrugen e Dajçit, “Te mos spekullohet me kerkesen per gjendje te emergjences”

0
1087

Gjendjen e emergjencës nuk e shpalli dhe pak orë pasi përfundoj deklaratën nga Tirana, udhëtoj drejt Shkodres për të parë nga afër pasojat e përmbytjes. Zv/kryeministrja Senida Mesi dhe ministri i Bujqësisë Niko Peleshi fillimisht u ndalen në zyrën e emergjencave civile në prefekturë, e më pas udhëtuan drejt Dajçit, njësisë më problematike në orët e fundit. Rrugës nuk u ndalën për tu takuar me banorët e Trushit, edhe pse krah tyre kishte dale edhe kryebashkiakja Voltana Ademi. Megjithatë zv/ministri Petro Koçi mori përgjigjet e banorëve qe i kishin adresuar për numrin dy të qeverisë.

Mesi dhe Peleshi nuk hyn në brëndësi të fshatit Dajç, pasi rruga nuk suporton automjetet e ulëta. Por pasi i hodhën një sy hartës së tokave nën ujë, garantuan gatishmërinë maksimale të qeverisë për përballimin e kësaj situate. Në këtë pikë ministri Peleshi kërkoj të mos spekullohet me kërkesen për shpallje ose jo të gjendjes së emergjencës.

Numri dy i qeverisë ju përgjigj edhe pretendimeve të ngritura nga kreu i komisionit të emergjencave civile Shemsi Prençi, lidhur me punimet në rrugën e Velipojës.

Por banorët e kësaj njësie këmbëngulin në shpalljen e emergjencës, duke theksuar se gjithë këto ditë nuk kanë marrë bazë ushqimore për gjënë e gjallë. Përfaqesuesve të qeverisë u kërkojnë të mos i shohin banorët të majtë e të djathtë, por ti trajtojnjë njëlloj.

Pas Dajçit, inspektimin e rrallës Mesi dhe Peleshi e bënë në Obot të Anës së Malit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here