Mesi nuk shpall emergjencen per Shkodren, Zv/kryeministrja nuk shperfill kerkesen e bashkise dhe kreut te emergjencave

0
1109

 

As zv/kryeministrja Senida Mesi që kishte në duar drejtimin e komitetit të koordinimit të emergjencave civile për krizën, nuk vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës për Shkodrën. Madje paradoksalisht në deklaratën e saj për shtyp pas mbledhjes, ajo deklaroi se situata është rënduar vetëm në 19 Mars, dukë qënë tërësisht e pavërtetë me opinionin publik dhe vetë banorët që në kurriz po vuajnë pasojat e kësaj përmbytje prej më shumë se 3 javësh.

Në tryezën ku ishin të pranishëm edhe ministrat e kabinetit qeveritar, ishte qartazi e dorëzuar kërkesa e bashkisë Shkoder dhe vetë titullarit të emergjencave të Shqipërisë Shemsi Prençi, që në këto zona të shpallej emergjenca e pjesshme civile, por ajo u injorua nga anëtaret e këtij komiteti. Pikëpyetjet e mëdha mbi këtë vendim të qeverisë Shqiptare lindin në një kohë kur vetë zyrtarë të lartë të saj kanë munguar në terren, apo vizitat i kanë patur pjesore, ndërsa titullari i emergjencave Prençi një natë më parë foli hapur mbi rrezikun që paraqesin argjinaturat e dëmtuara nga prurjet në rritje si pasojë e shkarkimeve, por edhe bllokimet që kanë qindra shtëpi në Dajç e Anë të Malit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here