Rama: Serbia nuk do të hyjë në BE para Shqipërisë

0
687

“Sërbia nuk do ti bashkohet Bashkimit Europian përpara Shqipërisë, edhe pse Boegradi është caktuar si kandidati i parë në garën për anëtarësim”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një  intervistë dhënë për Politico.

“Ne besojmë fuqimisht se raporti i Komisionit duhet të jetë pozitiv,” tha Rama për Politico gjatë një vizite në Bruksel. “Për Këshillin, është një luftë deri në sekondën e fundit, sepse ne duhet t’i bindim të gjithë që ka vetëm një gjë të drejtë për të bërë”.

Kryeministri Rama parashikoi se Serbia nuk do t’i bashkohej BE përpara Shqipërisë – kryesisht për shkak se Beogradi do të duhet të zgjidhë çështjen shumë të ndjeshme të marrëdhënieve të saj me Kosovën që shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, thuhet ndër të tjera në Politico.

“Serbia duhet të kalojë nëpër procesin e dhimbshëm të njohjes së Kosovës ose të paktën zgjidhjen e problemit të Kosovës,” tha Rama.

“Unë besoj fuqimisht se duhet të ndodhë një magji, e cila nuk do të ndodhë, në mënyrë që ata të hyjnë në BE para nesh”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here