22 mars shenon diten boterore te ujit. Ne kohen kur cdo vit ujesjelles kanalizime apelon qe te ruajme ujin dhe burimet ujore, kete vit ne Shkoder ka patur nje tjeter menyre te shenuarit te kesaj dite. Punonjesit e UKSH dhe repartit te zjarrefikeses kane bere furnizimin me uje te banoreve ne disa lagje te qytetit te cilat jane permbytur.
Furnizimin me uje ne lagjen Livadhe e ka inspektuar edhe kryebashkiakja Voltana Ademi.
Furnizimi me uje te pijshem prej 3 javesh po kryhet me autobote ne njesite e permbytura, por prej disa ditesh edhe ne lagjet e qytetit te Shkodres. Uji eshte shume I rendesishem per jeten dhe shendetin e njeriut. , dhe asnjehere me shume se ne kete kohe banoret e shkodres nuk e kane vuajtur kete fakt. Ne kete 22 mars apeli i drejtohet jo banoreve, por vete ndermarrjes, qe te vijoje te jete ne gadishmeri te banoreve ne furnizimin me uje te pijshem.