22 marsi, statusi i Topallit: Demokracia në rrezik…

0
680

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli përmes një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut ka uruar 22 marsin, ditën e parë të demokracisë.

Teksa ka uruar për këtë datë të shënuar, të cilën e cilëson si ditë të triumfit të demokracisë, ish-deputetja e PD-së tha se edhe pas 26 vitesh vendi ndodhet serish ne një faze kritike: pa qeverisje dhe pa opozite.

 

MESAZHI I TOPALLIT
Gezuar 22 Marsin, diten e triumfit te demokracise.

26 vite me pare Partia Demokratike fitoi mbi regjimin me te eger diktatorial te EH.
26 vjet me pare , shqiptaret vendosen te nisin udhetimin e tyre drejt lirise,shpreses dhe integrimit te tyre me perendimin.
Ata ia dolen te liberalizojne vizat, te behen anetare te Natos, te CoE, te OSBE si dhe te behen anetare kandidat te BE.
Por pas 26 vitesh vendi ndodhet serish ne nje faze kritike : pa qeverisje dhe pa opozite.
Pas 26 vitesh shqiptaret po largohen nga shtepite e tyre sepse ata nuk shohin drite ne fund te tunelit; As ne kohet e pushtimeve, shqiptaret nuk kane ikur ne keta permasa si sot;
Pas 26 vitesh vendi yne permendet me shume per drogen dhe hashashin se sa per bukurine e natyres se saj apo per studentet dhe artistet shqiptare qe shkelqejne kudo;
Pas 26 vjetesh ne rreshtohemi si vendi me popullsine me te pa lumtur, gje qe nuk ka ndodh as ne ditet me te veshtira; rreshtohemi si vend shume i korruptuar, por mbi te gjitha si vend ku varferia e mjerimi jane shumefishuar dhe rinia eshte pa te ardhme; si vendi ku pasuria eshte perqendruar ne pak duar dhe ku vendimet politike nuk i marrin forcat politike , por vetem 4-5 titullare.
Sikur te gjitha keta te mos mjaftonin , ne vendin tone demokracia eshte ne rrezik.
Brenda PD, forces politike qe solli voten e lire, sot nuk ka me zgjedhje, nuk ka me forume, nuk ka me statut, nuk ka me debat.. te gjitha jane farse!
Dhe kjo eshte vetem njera ane. Pas 26 vitesh Lulzim Basha ka zhdukur jo vetem te djathten , por opoziten si garancine kryesore te qytetareve per t’i dale zot lirive si dhe te drejtave te tyre ekonomike, politike e sociale.
Pas 26 vitesh Lulzim Basha kerkoi shfuqizimin e 20 Shkurtit, dates se rrezimit te shtatores se diktatorit;
Pas reagimeve te forta Projetligji u terhoq ,me justifikime tamam si dikur; ku njeri bente autokritike te thelle( si dikur ne plenume), ndersa LB si gjithmone nuk dinte asgje , dhe i habitur per cfare po degjonte ,tamam si Pal Vata kur thoshte:”Pasha t’madhin zot, unë e Enveri s’dimë gja, ne pastë ba Mehmeti, me krye të vet!”
Sot me shume se kurre shqiptaret duhet te bejne nje reforme te thelle te forcave politike qe ata te mos mbeten si prone e titullarit ; Sot me shume se kurre interesi publik kerkon qe LB te beje transparence per burimet, kanalet e parave te lobimit;
Demokratet duhet te ngrihen per t’ i dale zot femijeve te tyre, familjes se tyre , partise se tyre, vendit te tyre;

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here