26 vjet nga fitorja e PD, Harxhi: Të largohet Basha, Berisha të marrë drejtimin e PD

0
709

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi kërkon që të largohet Lulzim Basha dhe Sali Berisha të rikthehet në drejtim e Partisë Demokratike. Përmes një postimi në Twitter, teksa kujton fitoren e parë të PD në 1992, Harxhi thotë se Berisha duhet të rikthehet në ballë, pasi është se vetmja figurë që mund të mbledhë dhe bashkojë të djathtën shqiptare. Edith Harxhi thekson se sot PD është më rëndë se kurrë.

Edith Harxhi është një nga kritiket më të forta të kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha. Edith Harxhi së bashku me Patozin, Imamin, Topallin, por edhe figura të tjera të PD kanë kundërshtuar mënyrën e drejtimit të së djathtës nga Basha dhe procesin e rizgjedhjes në Korrik të vitit të kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here