Burgim te perjetshem ne Gjermani per 23 vjeçarin shqipatar qe vrau per hakmarrje

0
1637

Në gjyqin për gjakmarrje që po zhvillohet në gjykatën e Visselhövede në qarkun e Rotenburgut në Gjermani, prokurori ka kërkuar burgim të përjetshëm për një 23 vjeçar nga Shqipëria.

I pandehuri është figura kyçe për planifikimin dhe ekzekutimin “çnjerëzor, brutal dhe veçanërisht të ftohtë”, tha prokurorja Annette Marquardt të mërkurën përpara gjykatës.

Ajo thotë se “vetë-drejtësia nuk ekziston në Gjermani, as në Shqipëri, nga rruga”.

“I pandehuri nuk tregoi një shenjë pendimi gjatë gjykimit”, shton ajo.

Prokurorja tha se autorët kishin vepruar sipas zakonit të “Kanunit” i cili është ende në përdorim në zonat rurale të veriut të Shqipërisë. Tradita shekullore vendos të ashtuquajturën hakmarrje për të rivendosur nderin e familjes.

“Pavarësisht nga dënimi, familja e të pandehurve ishte betuar për hakmarrje dhe kërkoi tre jetë nga familja e dhunuesit për të rivendosur nderin familjar“, tha prokurori. Prandaj, familja e vrasësit të dënuar më parë kishte ikur në Suedi dhe Gjermani. Kur u lirua para kohe nga burgu në fund të dhjetorit për sjellje të mirë, ai iku në Gjermani duke qëndruar në Visselhövede në rrethin e Rotenburgut.

Sipas dosjes, ata planifikuan gjithçka deri në kryerjen e vrasjes mëngjesin e 9 janarit 2017 teksa viktima po çonte vajzën në shkollë. Burri mori disa plumba në kokë çka i ka shkaktuar vdekjen, madje një plumb depërtoi në dhomën e mësuesve të shkollës fillore aty pranë, por pa lënduar ndonjë person.

I pandehuri thuhet se e ka kontrolluar motorin ndërsa personi tjetër mbi të ka gjuajtur dymbëdhjetë plumba në drejtim të viktimës.

Personi i dytë është ende i panjohur. Sipas gazetës gjermane “Bild”, viktima kishte vrarë një kushëri të të pandehurit në vitin 2011, dhe vuajti një dënim me burg në vendin e tij, pra në Shqipëri.

Të premten, mbrojtja do të paraqesë argumentet e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here