Kontrabandonin cigare nga Mali i Zi në Shqipëri, arrestohen 4 persona në Shkodër….

0
2333

Finalizohet me sukses operacioni “VIJIMËSIA”

Ndalohen 4 shtetas për kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë

Sekuestrohen koli me cigare, rreth 15 mije euro, 7 telefona celularë dhe 3 automjete

Në datë 21.03.2018, specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, finalizuan me sukses operacionin policor ”Vijimësia”.

Si rezultat i ketij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

– Aleksandër Kontic, 54 vjeç, banues në Grilë, Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, rezident ne Podgoricë, Mali i Zi.

– Edmond Gjolaj, 44 vjeç, banues në Bogiq Polvar, Malesi e Madhe.

– Ardian Okaj, 45 vjeç, banues në Lagjen Skënderbeg, Shkodër.

– Albert Hasanaj, 45 vjeç, banues në Kamicë, Malësi e Madhe.

Ata janë ndaluar
pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar kontrabandim të cigareve të markave të ndryshme nga Mali i Zi për në Shqipëri, duke importuar dhe transportuar në rrugë ilegale, jashtë pikave doganore kryesisht në zonën kufitare të Malësisë së Madhe, nga kufiri i gjelbër dhe me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

Këto shtetas pasi i magazinonin në zonën e Malësisë së Madhe  i shpërndanin ato sipas porosive në tregun e brendshëm, duke i tregtuar te persona të tjerë në Shkodër dhe në qytetet e tjera të vendit, si Tiranë, Durrës, Lezhë.

Me cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve ju janë sekuestruar:
• 90 koli dhe 29 steka cigare të markave të ndryshme
• 7 telefona celular
• 14.675 euro
• 3 automjete

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të ”Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ”Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ”Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here