Studimi: Shqiptarët me fuqi blerëse shumë të ulët…

0
780

 

Shqiptarët kanë fuqi blerëse shumë të ulët në krahasim me shtete e tjera europiane.

Një fenomen i tillë konfirmohet nga indeksi GfK (Fuqia Blerëse në Europë), sipas të cilit Shqipëria renditet ndër vendet me fuqinë më të ulët blerëse në Europë.

Sipas këtij indeksi, në vitin 2017, shuma e parave të disponueshme që europianët kishin për shpenzime dhe kursime ishte 13,937 euro për person, ndërsa kjo shumë ishte shumë e ulët për shqiptarët.

Për më tepër, raporti thotë se vitin e kaluar, europianët kishin gjithsej 9.4 miliardë euro të vleftës së parave të gatshme për të shpenzuar në ushqim, banim, kosto të energjisë etj.

Ndërkohë, shqiptarët renditen në të njëjtën pozitë si qytetarët Maqedonisë, Bullgarisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here