Sali Berisha shpërthen kundër Lulzim Bashës.

Dhe këtë nuk e ka bërë në ndonjë studio televizive, por në një takim miqësor me gazetarin Agim Xhafka.

Xhafka, 69 minutat e kaluara me ish-kryeministrin i ka hedhur në rrjetin social Facebook.

“Partia nuk ka qetësi, nuk po starton drejt ngritjes. Fajtor është Basha. Me një marrëveshje “puthja e vdekjes”. Jo për ditën kur u dakortësuan, por kur ai shtrëngim duarsh u shit nga PS si favor për PD. E ndërsa Rama tallej fshatrave duke e quajtur Bashën cun të mirë, kryetari i PD nuk agresohej, ndaj baza u ftoh dhe ajo është e vagull”, ka shkruar Xhafa në përjetim gazetaresk këtë pikë të bisedës me doktorin.

Listat e deputetëve për ish-kreun e PD, ishin një gabim shumë i madh. “Nuk fshihet fibra e PD me një të rënë të lapsit. Si ishin listat, i mësova nga media” thotë Berisha te Xhafka.

Pyetjes së Agim Xhafkës, nëse Basha duhet të dorëhiqet po humbi zgjedhjet lokale 2019, ai i përgjigjet: “Duhet të ikte më parë”.

Xhafka shkruan se rikthimin e vet e quan të pamundur, por kërkon rikthimin e të larguave. “Sa më parë të vijnë te shtëpia e tyre. Shpresën ta ngjallin të rinjtë. Janë si dallga që pastron bregun”, i ka thënë Berisha gazetarit.

LEAVE A REPLY