Vendimi i KPK për shkarkimin e Lulos fut në kolaps Gjykatën Kushtetuese

0
808

Vendimi i KPK për shkarkimin e Fatos Lulos fut në kolaps Gjykatën Kushtetuese. Sipas ligjit, seanca plenare duhet të nisë me të paktën 6 gjyqtarë, ndërsa mandatin tashmë e kanë vetëm 5 prej tyre. Në pritje janë 5 dosje, tre prej të cilave mbi çështjen e titujve të pronësisë. 

Sipas ligjit të Funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, trupa e anëtarëve për të shqyrtuar në seancë një çështje duhet të mblidhet vetëm kur janë të pranishëm të 9 të gjyqtarët ose jo më pak se 2/3 e tyre, pra me minimalisht 6 anëtare, kusht ligjor ky për të formuar kuorumin e nevojshmëm.

Praktikisht pas vendimit të kësaj të premteje, ku Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra te anëtarit Fatos Lulo, Gjykata Kushtetuese ka mbetur me 5 anëtarë që gjë e bën të pamundur zhvillimin e seancave plenare dhe vendimarrjen e kësaj gjykatë.

Vendimi u mor në orën 11:00 të paradites së sotme ndërsa mësohet se Lulo ka qenë si zakonisht ne zyrën e tij duke u larguar vetëm pak minuta para se KPK të bënte shpalljen.

Gjyqtarët që kanë mbetur në detyre aktualisht janë kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, dhe anëtarët Vitore Tusha, te cilës i ka përfunduar mandati por qëndron ende deri ne zëvendësimin e saj, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha dhe Gani Dizdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here