14% e popullatës e prekur nga sëmundjet e veshkave

0
980

14% e popullësisë është e prekur nga sëmundjet e veshkave. Mjekët specialistë thonë se statistikat janë rritur në mënyrë të frikshme dhe një veshkë e dëmtuar do të thotë jetesë me dializë deri në transplant. Shoqata e nefrologjisë mblodhi mjekë nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar mbi sfidat e patologjive.

Shifrat e larta të personave të prekur nga sëmundjet e veshkave kanë alarmuar mjekët nefrologë nga e githë bota të cilët në Tiranë diksutojmë mbi sfidat e patologjive. Drejtuesit i shoqatës së Nefrologjisë, prof. dr. Myftar Barbullushi tha se 10-14% e popullatës është e prekur nga sëmundjet kronike të veshkave.

Myftar Barbullushi: 10-14% raportohet sot incidenca apo frekuenca  apo shpeshtësia e sëmundjes kronike të veshkave.

Një veshkë që neglizhohet apo një sëmundja që nuk kurohet do të thotë dializë deri transpalantim. Prof Barbullushi thotë se nga 100 pacientë që ishin në dializë 4 vite më parë, numri ka shkuar në 1430.

Myftar Barbullushi: 4 vjet nga 100 pacientë që kishim me dializë, ne sot kemi 1430 pacientë me hemodializë, kemi 350 pacientë të transplantuar dhe ritmi i rritjes po shkon 10% çdo vit, çka do të thotë që jo vetëm për të sëmurët, jo vetëm për ne të sëmurët është sfidë, natyrisht edhe për qeverinë apo për xhepat e qytetarëve është një sfidë e jashtëzakonshme.

Shoqata e Nefrologjisë së Shqipërisë bëri bashkë në një takim mjekët specialistë për këto patologji nga e gjithë bota.

Presidentja e Shoqatës Boterore të Nefrologjise per Europen Qendrore Rumeyza Kazancioglu tha se sëmundjet kronike të veshkave janë një sfidë për individët dhe sistemin shëndetëor në mbarë botën.

Rumeyza Kazancioglu: Jam e lumtur që jam këtu për herë të parë në Tiranë në këtë takim të Shoqatës Shqiptare të Nefrologjisë. Ka mbi 100 pjesmarrës që janë mjek specialistë pasi problemet e veshkave janë botërore por në rajonin tuaj kjo patologji është në nivele të lartë; 15% e popullatës së prekur. Ne duhet të bejmë më shumë në ndërgjegjsimin për këtë sëmundje kronike.

Faktorët që ndikojnë në shfaqen e sëmundjeve të veshkave sipas specilistëve lidhen me tensionin e lartë të gjakut dhe diabetin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here