Lushnja eshte e para qe i eshte pergjigjuar thirrjes se shtabit te emergjencave te Prefektures se Shkodres per te ndihmuar banoret e zones se përmbytur te Nenshkodres ! Dy atumjete me mbi 20 mije litra uje te pijshem nga biznesi i Lushnjes kane mberritur ne Shkoder mëngjesin e dites se shtune, ku njera u dergua ne Bushat dhe tjetra ne Dajç. Arben Marku, Kryetar i Fshatit te Ri Bushat, e ndane ujin e pijshem per dhjetra familje te rrethuara nga uji:
Marku tha se eshte e nevojshme qe te sigurohet edhe baze ushqimore per bagetite, pasi gjendja sa vjen e rendohet:
Ne Fshatin e Ri, Mali i Jushit, Trushi i Poshtem, Bishti i Jukes, fshatra keto te prekura nga permbytjet ne Bushat, jane rreth 250 familje. Megjithese niveli i ujit ka njohur renie edhe ne kete zone, rruga e Malit te Jushit edhe sot eshte qarkulluar vetem me automjetet e ushtrise sipas nevojave te banoreve, pasi lartësia e ujit i ishte mbi rreth 70 centimeter. Perveç forcave te ushtrise dhe te policise, ne rrugen e Malit te Jushit, aty ku eshte bllokuar rruga, qendron ne gatishmëri edhe nje autoambulance per rastet emergjente qe mund te kene banoret e rrethuar nga uji.