Oboti, fshati ne “meshire” te varkave, Vijon izolimi, java e trete e permbytjes rendon gjendjen e banoreve

0
862

 

Varkat vijojnë të mbesin mjeti i vetëm me të cilin mund të hysh në fshatin Obot, aty ku përmbytja është prezent prej 3 javësh.

I gjithë territori është i rrethuar nga uji, i cili është kthyer në mbretëruesin e vetëm në këtë zonë. Toka i ka humbur gjurmët e saj dhe nga pragu i shtëpisë, menjëherë duke hipur mbi varka banorët kryejnë lëvizjet për në drejtim të rrugës së re, aty ku kryhet komunikimi me Shkodrën dhe pjesën tjetër të vendit.

Demet janë të pallogaritshme dhe fermerët janë të rrënuar përballë kësaj përmbytje të rrallës. Vështirësitë më të mëdha po i hasin në sigurimin e bazës ushqimore për gjënë e gjallë, ndërsa thonë se askush nuk është dukur në këtë zonë, për t’iu ardhur në ndihmë.

Fajësojnë hidrocentralet për këto përmbytje dhe pak nga pak po humbin shpresat se mund të jetosh në këtë fshat, por nga ana tjetër janë vendosur të mos braktisin vendlindjen e tyre, kjo edhe në pamundesi për të lëvizur diku tjetër.

Të përmbytura në të gjithë qarkun Shkoder janë mbi 5 mije hektarë tokë, nga të cilat 1300 ha në Anë të Malit, 1795 ha në Dajç dhe 1280 ha në Berdicë, 3 zonat më të goditura.Të rrethuara nga uji rezultojnë mbi 750 shtëpi, e rreth 35 të tjera kanë prezence të tij në brendësi. Mungesa e energjisë elektrike për disa fshatra mbetet shqetësim si pasojë e demtimit të rrjetit dhe transformatorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here