Në Shkoder ka izolim nga përmbytja dhe dëbora. Ndryshimi i kushteve klimaterike në 48 orët e fundit ka bërë që në zonat malore të krijohen vështirësi në qarkullim si dhe furnizim me energji elektrike.
Nga mbledhja e shtabit të emergjencave civile, u vu theksi që për zonat e përmbytura të ketë më operativitet, duke lënë pas burokracitë, pasi këto 3 ditë janë me problematiket sa i përket furnizimit me ushqime për bagëtitë.
Ndërhyrje kërkohet edhe për argjinaturat, pasi dëmtimet janë të konsiderueshme dhe ato nuk mbajnë më vërshimin e ujit.
Megjithese reshjet janë reduktuar dhe kjo ka ndikuar që të ulen sasia e shkarkimeve në rreth 1 mijë meter/kub për sekond nga Vau Dejësi, sërish nenShkodra gjenden në vështirësi, e largimi i ujit mund të ndodhe vetëm pas 2 apo 3 javësh.