Anullohet fluturimi,piloti vjen i dehur ne kabine

0
1109

Një kompani fluturimesh është bërë shkak që dhjetëra pasagjerë të aeroportit të Stuttgart-it të detyroheshin të shtynin udhëtimin e tyre me një ditë.

 TAP Air Portugal u ka kërkuar falje të 106 pasagjerëve, pas ndodhisë së çuditshme kur kryepiloti mbërriti në kabinë i dehur.

Udhëtimi u anullua në momentet e fundit, pasi kolegu i tij vërejti se diçka nuk shkonte me pilotin 40 vjeçar.

Mediat gjermane raportuan se fluturimi është bërë mëngjesin e sotëm pasi kryepiloti u intoksitua totalisht, ndërkohë që autoritetet kanë njoftuar se këtij të fundit i është hequr licensa e ushtrimit të detyrës, si dhe i është vendosur një gjobë prej 10 mijë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here